• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Bieta Sulo i surprizon të gjithë me veshjen për ‘Halloween’

Festa e ‘Halloween’ duket se i ka përfshirë si çdo vit të gjithë personazhet e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar. Një ndër transformimet që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve ka qenë ai i moderatores dhe autores së programit ‘Ftesë në 5’, Bieta Sulo.

Ajo ka zgjedhur që nën fustanin voluminoz dhe parukën e flokëve e cila rëndonte mjaftueshëm siç ka pohuar ajo, të drejtojë të gjithë emisionin. Përgjatë kësaj kohe Sulo ka mirëpritur të gjithë të ftuarit, të cilët ishin impenjuar duke krijuar secili një personazh.

Bieta i ka surprizuar të gjithë dhe me pjesën hyrëse në emision, teksa dhe ka aktruar nën rolin e mbretëreshës së Francë, Maria Antonet, e cila u ekzekutua në gijotinë. Ndryshe nga çfarë ishim mësuar ta shihnim çdo ditë në ekran, Bieta ka bërë që gjithë vëmendjen ditën e sotme ta marrë ‘look-u’ i saj teksa i është dashur dhe të moderojë./revistawho.com