• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ndodh e pabesueshmja, ekipi i Chapecoense gjobitet nga Gjykata Sportive në Brazil

Teksa e gjithë bota i nderon, Gjykata Sportive ka dënuar ekipin e Chapocoense. Kështu, skuadra e Chapocoense dhe Atletico Mineiro janë dënuar me heqje pikësh dhe janë gjobitur me 100 mijë reais, apo ndryshe 30 mijë dollarë. Arsyeja është se dy skuadrat nuk luajtën ndeshjen e fundit të serisë A të ligës braziliane Brasileirao, me argumentimin se skuadrat duhet të paraqiteshin në javën e fundit të kampionatit brazilian në fushën e lojës.. transmeton JetaOshQejf. Vendimi ka irrituar miliona tifozë, si dhe shkaktuar bujë në mediat botërore duke qenë se vjen pas aksidentit ku shumica e lojtarëve humbën jetën tragjikisht. Sigurisht, edhe skuadra e Atletico Mineiro nuk kishte si të paraqitej pasi nuk kishte një kundërshtar për t’u përballur. Vendimi është marrë në përputhje me nenin 203 të Kodit brazilian të Drejtësisë Sporteve. Megjithatë, masa nuk e ndryshon pozicionin e ekipeve në kampionat, pasi Atletico Mineiro ishte kualifikuar për fazën e parë e “Copa Libertadores” të Amerikës, dhe Chapecoense është kampion i Copa Sudamericana.