• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ndjekësit i kthehen kundra Gjikos për hoxhën, ky i fundit reagon për herë të parë

Elita Rudi ka postuar në rrjetin social Instagram, disa foto nga pushimet e saj në Turqi, ku në njërën prej tyre shfaqet duke puthur një delfin. Në këtë foto ka komentuar edhe bashkëshorti i saj, i cili me humor i drejtohet hoxhës së famshëm kosovar, Shefqet Krasniqi se çfarë të bëj tani që e kapi mat gruan.
Edhe pse shumë fansa kanë reaguar keq pasi e kanë marrë si ofendim të reperit ndaj hoxhës këtë shaka, vetë hoxha tepër sportiv është përgjigjur: “Selajm Alekum vlla i dashur. Veç një gjë po ta them, një thenie popullore, fjaltë e hallkut dhe birat e gardhit nuk mbyllen asnjëherë. Kshtu që mos i dëgjo çka flasin. Allahu ju dashtë”, ka shkruar ai.
Shefqet Krasniqi është i njohur në publik, pas videove të shpërndara në internet, ku qytetarë të shumtë i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet atij./revistawho.com