• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndjekësit e ‘kryqëzuan’ pse nuk mbajti zi për babain, Big Mama ju kthehet keq

Pak ditë më parë, Big Mama, dha lajmin e trishtë se babai i saj ishte ndarë nga jeta. Edhe pse dhimbja është akoma e madhe, këngëtarja ka vendosur t’i rikthehet punës. Kjo nuk është pritur mirë nga fansat e saj. Në një foto ku Big Mama shfaqet duke pozuar para aparatit ndjekësja i shkruan: “Nuk dua të të ofendoj por poston kështu fotosh si të mos ketë ndodhur gjë, të paktën prit një muaj”. Menjëherë këngëtarja ka vendosur t’i përgjigjet, duke zbuluar edhe amanetin e babait të saj. “Po mendohem a me t’kthy përgjigje, por po harxhoj pak minuta prej kohës që e kam shumë të rëndësishme… Para se të komentoni duhet të mendoni se unë këtë profesion kam dhe ty nuk mundet me t’u dhimb baba jem më shumë se mu. E dyta zinë qysh e mbaj e di vetëm unë, ty hiç mos të të hyjë në punë. E treta, baba jem e ka dashur artin dhe këtë e ka trashëguar tek unë. Amanet ma ka lanë që kur t’vdes ditën e tretë ki me dal me këndu në tv ki me kesh para publikut”, shkruan këngëtarja në postimin e saj. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë.