• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ndizen gjakrat sërish, Paris Hilton ofendon aktoren e njohur

Paris Hilton dhe protagonistja e ‘Mean Girls, Lindsay Lohan, prej vitesh kanë pasur probleme me njëra-tjetrën. Së fundmi, Paris ka qenë e ftuar në emisionin ‘What Happens Live With Andy Cohen’, ku dhe është bërë pjesë e lojës ‘Plead the Fifth’. Asaj i është kërkuar të thotë 3 gjëra të mira për Lindsay, por në fakt Paris është shprehur se aktorja është e mërzitshme dhe e turpshme. Sherri i tyre fillon që nga viti 2006, ndërsa në vitin 2018, Hilton e quajti Lohan një gënjeshtare patetike. Kjo nuk mbaron me kaq, Paris madje ka ofenduar ‘armiken’ e saj, në këngën më të re me titull ‘Best Friend’s Ass’. Ende nuk ka pasur asnjë reagim nga Lindsay, megjithatë presim të shohim nëse do vazhdojnë dramat midis tyre./revistawho.com