Është një kullë që thith ajrin e ndotur të qytetit dhe e “rikthen” atë të pastruar nga pluhurat e lehtë. Quhet “Smog-free tower”, dhe është projektuar nga sipërmarrësi hollandez Daan Roosegaarde, me qëllimin për të reduktuar përqëndrimin PM2, 5 dhe PM10. Një prototip 7 metra i lartë është ndërtuar në qendrën e Rotterdamit dhe është në gjendje të pastrojë ajrin duke thithur 30 mijë metër kub gaz në një orë. Kjo shpikje është blerë dhe nga Pekini, një nga qytetet me ajrin më të ndotur të botës.