Ndoshta është vendi më i mrekullueshëm në botë, i krijuar nga dora e njeriut. Ai nuk ka ndryshuar për asnjë moment që nga ndërtimi i tij. Por kohët e fundit, dizenjuesit Yitan Sun dhe Jianshi Ëu, ofruan një koncept të ri të guximshëm, sa që mund ta bëjë parkun një pikë referimi për të gjithë. Bëhet fjalë për “Central Park’ i Neë York. Dizajni fitues i konkursit vjetor, ‘eVolo’, ofron një ide mjaft interesante. Ata mendojnë që të gërmojnë në park dhe të krijojnë një mur 1000 këmbë të gjatë. Ai duhet të jetë prej qelqi dhe gjithçka të reflektohet në mur. “Me rrethimin e parkut me qelq që reflekton nga të gjitha anët, peizazhi brenda parkut do të arrijë përtej kufijve fizike, duke krijuar një iluzion dhe pafundësi. Në zemër të Nju Jorkut, do të lindë një horizont i ri. Ambicia është që ndryshojnë marrëdhënien tradicionale të peizazhit dhe arkitekturës, në një mënyrë që çdo hapësirë të ketë lidhje direkte me natyrën”, thanë dizenjuesit.