Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare aktorja e njohur Karin Dor.
Aktorja gjermane ka dhënë frymën e fundit në azilin e pelqve ku ka kaluar ditët e fundit të jetës së saj në München.
Aktorja Karin ishte e njohur për rolin e agjentes famëkeqe Helga Brandt në filmin me protagonist James Bond, “Jetohet vetëm dy herë” në vitin 1967.
Ajo ka luajtur edhe në trilerin e Alfred Hitchcock “Topaz” në vitin 1969, së bashku me Christopher Lee. Po ashtu ka luajtur edhe në filmat “Takes a Thief”, “Ironside” dhe “The F.B.I.”.
Për jetën e saj private dihet shumë pak. Ishte e martuar tri herë dhe ka një djalë./newsbomb.al