• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ndarja nga bashkëshorti, shpërthen Belen: Vetëm ne e dimë çfarë po kalojmë

“Kuptoj që për disa pseudo-gazetarë është argëtuese të sajojnë histori pa pasur asgjë në dorë, dhe deri këtu është në rregull, bën pjesë në botën ku jetojmë. Por meqë këto janë çaste të vështira për të gjithë, them të gjithë pasi në të vërtetë vetëm ne e dimë se si kanë shkuar gjërat, nuk e pranoj më.  Jam shumë e lodhur, duke lexuar budallallëqe pa fund, e lodhur që përshkruhem si ajo që nuk jam, por edhe këtë e di dhe kështu shkon. Por një gjë dua të saktësoj, nuk duroj dot më të lexoj histori krejtësisht të pabazuara, urrej gënjeshtrat, nuk mundem më që të lexoj shkrime false për mua, të cilat tregojnë për jetën që bëj. Gjithçka që është shkruar rreth meje, nga A­ja tek Zh­ja nuk është e vërtetë. Kam ardhur në Cortina ku vij çdo vit me mikeshat e mia për t’u relaksuar dhe i kam kaluar ditët vetëm në shoqërinë e tyre. Ndaj kam ndërmend të ndjek në rrugë ligjore për çdo fjalë të sajuar që dëmton privatësinë time”. Këto janë fjalët e papritura të Belen Rodriguez, e cila pas lajmit të ndarjes është bërë kryefjala e titujve kryesorë në mediat italiane. Aludimet kanë qenë të shumta, çka e kanë bërë edhe bukuroshen të reagojë.  Vetëm pak ditë më parë në media u bë publike ndarja midis Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino, me anë të një njoftimi nga avokati i tyre.

1779822_839112292877678_1586329900995165067_n