• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Natyra dhe zoti na dha një mësim”, aktori i njohur i humorit jep mesazhin që duhet ta lexoni të gjithë

Aktori i njohur, Visjan Ukcenaj, ka dalë jashtë kornizave të humorit që e karakterizon për të shkruar disa fjalë të ndjera, duke dhënë dhe një mesazh të veçantë. Ai vë theksin tek fakti se nuk duhet të harrojmë kurrë çfarë vlen vërtet në jetë. “Natyra dhe Zoti na dha një mësim, edhe pse ishte e rëndë mënyra si na e përcolli mesazhin. Shpeshherë harrojmë çfarë vlen vërtetë, harrojmë që leku nuk blen gjërat më të rëndësishme. Leku nuk e blen jetën, familjen, fëmijën, dashurinë!”, shkruan ai. Menjëherë ai ka marrë shumë komente që e mbështesin atë çka ka thënë, por edhe komente mbi vogëlushin bukurosh Divin.