• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Naomi Campbell është shumë e lumtur për këtë vendim të Meghan Markle

Modelja e njohur, Naomi Campbell ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën e njohur ‘The Guardian’. Ndër shumë detaje që 49-vjeçarja ka ndarë, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë deklarata e cila lidhej me dukeshën e Sussex.

Naomi është shprehur se është e lumtur që Meghan Markle dhe Princ Harry kanë vendosur t’i përgjigjen të gjithë portaleve britanike lidhur me atë çfarë kanë shkruar për ta. “Më vjen vërtetë mirë që Meghan ka ndërmarrë veprime për të mbrojtur veten”, është shprehur Campbell gjatë intervistës së dhënë.

Vendimi i Markle dhe Harry-t u mbështet edhe nga personazhe të tjerë të njohur, të cilët kanë treguar publikisht se nuk janë dakord me atë çfarë ‘The Sun’ dhe ‘Daily Mail’ kanë raportuar për dyshen e njohur./revistawho.com