Mbrëmjen e kësaj të shtune pritet të rikthehet spektakli i njohur i humorit, ‘Klanifornia’. Në qendër të tij sigurisht që do të qëndrojë komedia dhe skeçet e përgatitur nga aktorët, por nuk do të mungojnë as të ftuarit special si në puntatat e tjera. Mc Kresha dhe Lyrical Son do të bëhen pjesë e spektaklit duke nxjerrë në pah anën e tyre humoristike dhe duke zbuluar disa detaje nga jeta profesionale dhe private. Ka qenë Olsi Bylyku ai i cili ka zbuluar të ftuarit e kësaj të shtune përmes një postimi të bërë në ‘Instagram’. Aktori ka publikuar një foto me dy reperët dhe bashkangjitur ka shkruar: “Flak sonte ‘Klanifornia'”.
Gjithashtu Olsi ka treguar se ka marrë një kopje të albumit “United State of Albania” të nënshkruar nga Mc Kresha dhe Lyrical Son. Kjo do të jetë hera e parë që do t’i shohim dy reperët në një dimension tërësisht tjetër, ndaj nuk duhet të humbisni “Klanifornia” në orën 21:00 në ekranin e televizionit “Klan”. /revistawho.com