• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Na mungon muzika jote”, pas fjalëve të fanses Rezarta Shkurta zbulon projektin surprizë

Rezarta Shkurta i mungon skenës shqiptare prej shumë kohësh, pasi i është dedikuar biznesit të saj dhe familjes, por siç ka zbuluar vetë ajo rikthimi është më i afërt nga sa mendonim.

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja e njohur ka zgjedhur të realizojë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, duke qenë se në televizion mungon prej kohësh. Ajo ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe me njërën prej tyre zbuloi surprizën që ka menduar. “Na mungon muzika jote. Kur do dëgjojmë ndonjë këngë?”, e pyet një fanse.

Rezarta nuk nguroi të përgjigjet dhe rrëfeu se miqtë e saj mbrëmjen që shkoi e kanë bindur që këtë vjeshtë të risjellë ‘një dashuri’. Me përgjigjen e saj kuptuam që shumë shpejt do kemi një këngë, e cila me siguri do kthehet në të preferuarën e publikut.

Kujtojmë se kënga e fundit që Rezarta ka publikuar i përket dy viteve më parë dhe mban emrin ‘Gjysma ime’. / revistawho.com