• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

Na bënë të lëviznim pafund, cilat janë 10 ‘Despacito-t’ shqiptare ndër vite?

Gjithë bota mbarë përshkohet nga ‘lëvizja e gjakut’, kur bëhet fjalë për ritmin. Edhe industria muzikore shqiptare nuk mbetet pas trendeve botërore. Ndër vite, artistët tanë janë globalizuar edhe më tepër drejt ritmeve që ndezin gjakun, siç janë ato latinet, të cilat për momentin janë kthyer në një nga ‘fuqitë’ e muzikës. Revista Who.Com ka zgjedhur t’ju prezantojë me disa nga këngët, që na bënë të lëvizim pavarësisht kohës kur u lançuan.

“Trëndafile”- Ardian Trebicka:

Duket shumë e largët koha kur kjo këngë u publikua, por ritmet e saj latine kanë bërë të kërcejnë pafundësisht adhurues që nga viti 2001. “Trëndafile fletëgjerë eja të të puth një herë” e kush nuk e kujton refrenin fantastik plot adrenalinë të kësaj perle muzikore? Zëri tipik i Ardianit ka bërë që të ngulitet në mendjen e çdo shqiptari, ndonëse hite të tilla nuk përsëriten.

 

“Për pak magji”- Shpat Kasapi:

Ishte “Top Fest 1” kur Shpat Kasapi u lançua në skenën shqiptare. Por ndryshe nga shumë artistët e tjerë, ai ra në sy për lëvizjet karakteristike në bazë të ritmit të këngës. Shpati i hipnotizoi të gjitha vajzat, madje nuk mbeti asnjëra që nuk u ngrit të kërcente. “Pallati i Kongreseve” u pushtua nga magjia latine e djaloshit të ri.

“Rio de Janeiro”-Julka:

Ka qenë viti 2005 kur ‘shkuam’ në kryeqytetin brazilian bashkë me Julkën. Jo vetëm ritmi i këngës që na bëri të ‘shkundeshim’, por edhe teksti na çoi drejt bukurive latine. Ndonëse ka më shumë se një dekadë nga lançimi i kësaj kënge dhe Julka duket se është tërhequr nga muzika, ky hit vazhdon ta identifikojë atë si këngëtare.

“Hapa dashurie”- Marsida Saraçi & Arbër Arapi:

Ritmet latine na i sollën edhe çifti i “Etheve të së premtes mbrëma” Marsida Saraçi dhe Arbër Arapi. Ishte viti 2007 kur ata konkuruan në festivalin “ Kënga Magjike” dhe mesa duket kjo këngë nuk ‘ndezi’  vetëm publikun, por shërbeu që edhe raporti mes tyre të thellohej më tepër. Sot ata edhe pse kanë hequr dorë nga muzika, kujtohen në bazë të kësaj performance.

“Falma”- Çiljeta:

Në kohën kur Çiljeta publikoi këngën “Falma”, të gjithë e krahasuan me Jennifer Lopez. Performancat, ritmet latine dhe bukuria e vajzave ishte e paarritshme. Edhe kur sot , bota ngrihet të kërcejë me ritmet e Lopez, ne rikthemi tek Çiljeta jonë. “Falma ti falma, të lutem falma se u largova nje çast kur t’i kishe nevojë të qendroja ty pranë”…

“Ishte kënaqësi që u pamë”- Soni Malaj:

Ky ishte dhe bashkëpunimi i fundit i Soni Malaj dhe Flori Mumajesit dhe prej asaj dite nuk dëgjuam më për një prej dysheve më të suksesshme të showbiz-it. Pavarësisht se çfarë ndodhi, sot kjo këngë vazhdon të transmetohet në radio të ndryshme. Soni përveç se kërceu vetë, bëri të gjithë publikun të përfshihej në ritmet latine.

“Je dashuri”- Laura Nezha:

Të gjithë deri në atë moment, Laura Nezhën e njihnin si vajza e baladave dhe lotëve. Mirëpo kjo këngë shërbeu jo vetëm ta shihnim këngëtaren ndryshe, por edhe të shikonim një stil latin që asnjë artist nuk e kishte realizuar më parë. Një bachata sensuale!

“Bela” – Stine:

Që në nisje të këngës thuhet “Mbrëmje latine në bllok, dalim me miq edhe shokë”. Nuk kishte si të mungonte, ritmi latin në këtë këngë, mbi të gjitha tek këngëtari Stine, i cili e ka karakteristikë të vetën.  “Bela” u kërcye pafund dhe vajza në klip u komentua për lëvizjet tipike.

“Trëndafil”- Dhurata Dora dhe Flori:

Ishte 14 shkurti i 2018 kur Flori shkroi një super këngë për Dhurata Dorën dhe nuk kishte si mos të mungonte  vetë në këtë hit. Një miksim mes ritmesh latine dhe nostalgjisë, Flori diti edhe këtë herë të godiste në zemrat e publikut. “Rodrigo, otra vez hermano, otra vez” janë dhe fjalët e para të “Trëndafil”. Performanca e Dhuratës me veshje latine dhe Mumajesi  si një kavalier spanjoll nuk kishte si mos të pëlqehej. Ata u konsideruan dhe si dyshja shqiptare e  “Despacito-s”. Me shumë të drejtë sepse nuk ka vend ku edhe sot të mos dëgjohen.

CLOSE
CLOSE