• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mungesa në dasmë zbulon konfliktin mes Beren Saat dhe Hazal Kaya

Aktorja Hazal Kaya dhe Ali Atay kanë celebruar me martesë dashurinë 5-vjeçare pak ditë më parë. Sigurisht që të ftuar në mbrëmjen e veçantë kanë qenë shumë kolegë të çiftit, por siç edhe u vu re, Beren Saat mungonte. Mediat turke kanë arritur të zbulojnë arsyen që e mbajti atë larg dasmës. Siç është shkruar, aktorja nuk ka qenë e ftuar në dasmë.

Më tej është shpjeguar që dy aktoret nuk kanë asnjë marrëdhënie me njëra-tjetrën që pas ‘Dashuri e ndaluar’, një nga telenovelat më të suksesshme turke. Në serialin e njohur, Beren dhe Hazal ishin në role protagonistë dhe siç duket pasi kanë mbaruar xhirimet, ato nuk kanë shkëmbyer as edhe një telefonatë me njëra-tjetrën, pasi marrëdhëniet nuk janë aspak të mira. E vetmja arsye që i ka bërë bashkë ka qenë detyrimi për të punuar në të njëjtin projekt.

Një tjetër aktore që mungoi ishte edhe Nebahat Çehre, nga po i njëjti serial, e cila nuk është bërë pjesë e dasmës për shkak të një infeksioni që i shkaktoi shumë probleme në shëndet./revistawho.com