• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Motrat Vjollca shfaqen në super formë pranë njëra-tjetrës

Luana dhe Marina Vjollca janë dy nga motrat më të njohura të ekranit shqiptar. Me aftësinë e tyre si moderatore dhe simpatinë që i karakterizon ato janë kthyer në personazhet më të dashura për publikun. Megjithatë është thënë gjithmonë se motrat Vjollca bukurinë e tyre e kanë në gen, sepse jo vetëm Marina dhe Luana, por edhe dy motrat e tjera e nëna e tyre, Maria, gjithmonë rrezatojnë bukuri.

Image

Ditën e sotme Luana ka postuar një fotografi ku shfaqet së bashku me Marinën dhe motrën e tyre të madhe Lira. Luana ka vendosur ta cilësojë fotografinë si “kopertinën e marsit 2018”. E në fakt ka të drejtë, sepse motrat Vjollca të treja duken në super formë pranë njëra-tjetrës. /revistawho.com