• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Motra e saj ka ditëlindjen, Zaimina Vasjari publikon pamjet nga festa në ‘Spa’ së bashku me Khloe

Ditën e sotme, motra e Zaimina Vasjarit feston ditëlindjen. Këngëtarja e ka uruar atë publikisht nëpërmjet një fotoje në ‘Instastory’, ku shkruan: “Për motrën time: Ti je mikja ime e ngushtë, ditari im human, gjysma ime më e mirë. Ti je bota për mua. Të dua”. Ajo gjithashtu ka publikuar disa pamje nga festa e organizuar në ‘Spa’ ku gjithashtu ka marrë pjesë dhe vogëlushja e saj, Khloe. Edhe pse jo një festë madhështore, duket se çdo gjë ka qenë e menduar në detaje, pasi nuk kanë munguar pijet, zbukurimet apo torta me shkrimin ‘Saint London’ dhe me një këpucë sipër. Zaimina dhe Beliola kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën, megjithatë ato nuk publikojnë shumë foto bashkë në rrjete sociale./revistawho.com