• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Motra e saj feston ditëlindjen, Klea Huta i dedikon fjalët më të ndjera

Klea Huta ka një lidhje shumë të ngushtë me dy motrat e saj, me të cilat publikon shpesh foto të ndryshme në rrjete sociale. Së fundmi moderatorja i ka kushtuar fjalët më të ndjera njërës prej tyre, Ledias, që feston ditëlindjen. Klea ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të motrës dhe e ka shoqëruar me një urim emocionues. “Falenderoj Zotin që e bekoi datën 13 tetor me jetën tënde. Eni dhe unë jemi shumë krenare për atë që ti je bërë sot. Një zonjushë e vërtetë dhe një profesioniste me një yll në ballë! Sa shumë lumturi me shëndet uroj sot për ty e vogla ime. Sukseset mos të shterofshin. Edhe 100 jeta e motrës! Si dhuratë për datëlindje ka aq shumë projekte, sa mezi presim t’i shohim premierat”, ka shkruar Klea.

Pak ditë më parë Huta së bashku me familjen dhe partnerin e saj, Elgit Doda, ishin të pranishëm në premierën e filmit “Gjyshja”, ku Ledia kishte rolin si kostumografe. Klea shprehur publikisht krenarinë për motrën, duke qenë se ky ishte hapi i parë i suksesshëm në profesionin e saj. /revistawho.com