• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

‘Motra binjake’ e Eleni Foureira është një nga këngëtaret më të njohura

Eleni Foureira është kthyer në një nga këngëtaret më të njohura, menjëherë pas performancës së saj në ‘Eurovision’. Kënga ‘Fuego’ vërtet i solli këngëtares shqiptare famë ndërkombëtare, por projektet e saj të mëtejshme kanë rezultuar akoma më të suksesshme. Ajo gjithashtu është aktive në rrjete sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta private. Mirëpo së fundmi, ‘RevistaWho.com’ ka vënë re një ngjashmëri të madhe të Elenit me një nga këngëtaret më të njohura, Anitta. Vajzat kanë pothuajse të njëjtën strukturë fytyre, tipare të errëta, si dhe model apo ngjyrë floku.

Përveç pamjes fizike, Eleni dhe Anitta kanë të përbashkëta dhe në karrierë, duke qenë se të dyja janë shumë të talentuara në muzikë, në të njëjtën kohë të dyja janë të njohura për muzikën ritmike që e shoqërojnë gjithmonë me performanca energjike në videoklipe apo në skenë. Për ato që nuk e dinë, Anitta ka bashkëpunuar më parë dhe me Rita Orën, ndaj shpresojmë që dhe Anitta me Elenin të bashkojnë forcat në të ardhmen./revistawho.com