• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Moti del jashtë parashikimeve, këto janë surprizat për muajin dhjetor

Gjatë vitit 2018 moti doli jashtë parashikimeve. Secila nga stinët pati karakteristika të ‘çuditshme’, të cilat u shoqëruan me temperatura aspak normale për kohën. Vjeshta pati temperatura të larta dhe kryesisht ishte e thatë.
Me sa duket këto çrregullime do të vazhdojnë edhe gjatë muajit dhjetor, i cili shënon dhe fillimin e stinës së dimrit. Sipas meteorologëve, dimri do të ngjasojë shumë me stinën e vjeshtës. Temperaturat do të rriten dhe 5-10 ditët e para moti do të jetë shumë i ngrohtë. Erërat e ftohta veriore do të zëvendësohen nga jugore, të cilat do të përfshijnë të gjithë Europën./revistawho.com