• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Mos u ngatërro me motrat Vjollca”, Alketa Vejsiu i kthen këtë përgjigje ndjekësit në ‘Instagram’

Përplasja e moderatores Alketa Vejsiu me motrat Vjollca për shkak të një postimi lidhur me jetën në Dubai dhe vajzave të kolme që zgjidhnin atë destinacion sipas ‘Class’, shkaktoi mjaft zhurmë në rrjetet sociale. Pas këtij momenti Vejsiu bllokoi komentet në postimin e realizuar në faqen e saj, duke fshirë edhe shkrimin i cili i indinjoi të gjithë ndjekësit e Marinës dhe Luanës.

Së fundmi një fans i Vjollcave ka komentuar në postimin e Alketës, duke i kërkuar të mos ngatërrohet me to. Në këtë moment nuk ka munguar as reagimi i moderatores e cila ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje publikisht.

“Janë super yje. I duam ato”, ka shkruar ajo duke tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve. Kujtojmë se reagimi i fansave të Luanës dhe Marinës ka qenë i menjëhershëm, duke treguar për të gjithë vlerësimin dhe dashurinë e madhe që kanë për to./revistawho.com