• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mori kurorë në “Miss Universe”, Aurela Gaçe ka një mesazh për të gjitha vajzat

Të premten e fundjavës që lamë pas u mbajt eventi më i madh i bukurisë në vend, “Miss Universe Albania”. Mes emocioneve të garës, nuk mungoi dhe spektakli i dhuruar nga të ftuarit specialë. Disa artistë shqiptarë u ngjitën në skenë për të kënduar disa nga hitet e tyre më të bukura dhe jo vetëm. Një ndër ta ishte dhe Aurela Gaçe, e cila si çdo herë tjetër arriti të elektrizonte skenën dhe të ngrinte në këmbë të gjithë publikun e pranishëm në “Pallatin e Kongreseve”. Në fund të performancës Aurelës ju dhurua një kurorë në shenjë mirënjohje për gjithçka që i ka dhuruar publikut shqiptar në këto vite si artiste. Ditën e sotme Aurela ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ disa foto nga ky moment dhe me anë të tyre ka dhënë një mesazh shumë frymëzues për vajzat dhe gratë.

View this post on Instagram

😅 iku ,mbaroi edhe kjo pune 👑😂 Pra ,vajza, mund te marresh kurore edhe kur je 1.60cm 😉 ,miss mbase jo, por per cdo gje tjeter qe ne e vendosim ne mendje, e arrijme edhe as behet fjala dysh💪❤ . Kurore te padukshme Kane gjithe nenat tona qe me perkushtim te madh e dashuri ,kane arritur te rrisin ne, mes punes e halleve, ato na bene keto qe jemi sot. Edhe ne, s'na ndalon dot asgje te jemi si modeli më I mirë qe kemi ne shtepite tona. #nemundemi #tejemi mbretereshat e familjeve tona. …… …….dhe kurora shkon per gjithe nenat tona 👑👑👑👑👑👑👑👑❤❤❤❤❤❤ @missuniversealbania @geraldina_sposa @vitophotographyal @arditroshi @eduarddeda @skura.inger

A post shared by Nuk kam rregullore te shkruar! (@aurelagaceofficial) on

“Iku mbaroi dhe kjo punë. Pra, vajzë mund të marrësh kurorë edhe kur je 1.60 cm. Miss mbase jo, por për çdo gjë tjetër që ne e vendosim në mendje e arrijmë edhe as bëhet fjala dysh. Kurorë të padukshme kanë gjithë nënat tona që me përkushtim të madh e dashuri, kanë arritur të rrisin ne, mes punës e halleve, ato na bënë këto që jemi sot. Edhe ne s’na ndalon dot asgjë të jemi si modeli më i mirë që kemi në shtëpitë tona. Ne mundemi të jemi mbretëreshat e familjeve tona dhe kurora shkon për gjithë nënat tona”, ka shkruar Aurela bashkangjitur fotove. Këngëtarja shqiptare herë pas here jep të tilla mesazhe për të gjitha vajzat dhe vetë ajo është shembulli perfekt se gratë janë të forta dhe mund t’ja dalin në gjithçka. /revistawho.com