• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Morena Taraku befason fansat, merr vendimin e rëndësishëm për veten

Morena Taraku ka vendosur të shkëputet për pak kohë nga rrjetet sociale dhe këtë gjë e ka ndarë publikisht me ndjekësit e saj. Këngëtarja ka treguar se ka shumë nevojë t’i dedikohet vetes dhe familjes, ndaj ka vendosur që të qëndrojë larg çdo media sociale për disa kohë. Ajo nuk ka zbuluar se sa do të zgjasë kjo shkëputje, por duket se Morena do të rikthehet kur të ndihet më mirë nga ana shpirtërore. “Desha t’ju falenderoj për çdo pikë dashurie që më keni falur… për çdo koment e çdo përkrahje… Unë që nga sot do jem pak e shkëputur nga rrjetet sociale dhe dua të fokusohem në qetësinë time shpirtërore dhe në brendësinë time… Ne si artistë ndonjëherë harrojmë të falim dashuri e kujdes tek vetja”, ka shkruar Taraku në postimin e saj në ‘Instagram’.

Ndër të tjera ajo ka thënë se gjatë kësaj kohe ka marrë shumë dashuri, por dhe ofendime, e megjithatë ndihet mirë që ka mbështetjen e fansave të saj.

“Juve Morenatorsa që jeni aty ku është gëzimi e dhimbja ime gjithmonë dua t’ju them që ju kam në zemër dhe shpirt në çdo cep të jetës…”, e ka mbyllur këngëtarja deklaratën e saj.

Pavarësisht se ka vendosur të qëndrojë larg rrjeteve sociale, duket se Morena do të vazhdojë po njësoj të merret me muzikë duke qenë se pak ditë më parë ajo publikoi këngën “Missed Call”. /revistawho.com