• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Momenti më i sikletshëm me një fans, Mc Kresha zbulon një nga situatat më të vështira në koncertet e tij

Mc Kresha është një reperët më të njohur në Kosovë dhe Shqipëri. Ai numëron një sërë koncertesh të mbajtura brenda dhe jashtë vendit, ku është duartrokitur gjithmonë nga fansat e tij. Mirëpo gjatë këtyre momenteve, ka pasur dhe nga ato situata të sikletshme, gjatë të cilave reperi nuk ka shpëtuar dot. Ai ka rrëfyer së fundmi për ‘Prive’, se një nga momentet më të sikletshme lidhet me një nga fansat e tij.

“Moment i sikletshëm ka qenë kur një fans ka ardhur të më përqafojë ndërsa sigurimi ka dashur ta largojë më forcë. Pastaj më është dashur të ndërhyj e t’ju them se çdo gjë është në rregull”,- ka thënë Kresha.

Kujtojmë se reperi ka sjellë herë pas here produksione të ndryshme muzikore së bashku me Lyrical Son. Dyshja ka arritur të fitojë zemrat e publikut me repertorin e tyre dhe energjinë që ata kanë treguar gjatë gjithë kohës pranë publikut dhe adhuruesve të tyre./revistawho.com