• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Momenti emocionues nga dasma e Sarës, Vjollca Hoxha shfaqet duke lotuar

Edhe pse ka kaluar një muaj nga dita kur trashëgimtarja e ‘Top Media’, Sara Hoxha dhe moderatori i njohur, Ledion Liço, kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare, dasma vazhdon të jetë një nga organizimet më të përfolura. Kemi parë shumë nga ajo ditë, duke filluar nga dekori elegant, ambienti përrallor, vajzat mjaft bukuroshe dhe çifti që pa dyshim shkëlqeu. Por tashmë vëmendjen e ka marrë një moment mjaft prekës. Presidentja e ‘Top Media’, Vjollca Hoxha ashtu si çdo nënë është përlotur teksa ka përqafuar fort Sarën, e cila vetëm pak momente më vonë do të niste një kapitull të ri në jetën e saj. Këtë e ka zbuluar Lori, në kanalin e saj në ‘Youtube’, në një video të mbushur plot me momente të veçanta nga ditët e kaluara në Como, aty ku dhe u zhvillua dasma madhështore.