Lorena Haliti është një nga shqiptaret më të njohura në SHBA, sepse prej vitesh ajo ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme si modele përtej oqeanit. Ajo ka bashkëpunuar me emrat më të mëdhenj të modës dhe së fundmi ka qenë pjesë e sfilatës së një ‘brandi’ për prezantimin e rrobave të banjës. Në sfilatën e “Oh Polly” nuk kanë munguar as modele shumë të njohura, me të cilat Lorena ka ndarë disa momente mjaft të veçanta. Ajo ka publikuar një video, në të cilën shfaqej përkrah modeles me famë botërore, Demi Rose, njëkohësisht edhe ish e dashura e reperit të njohur, Tyga.
Më pas në një video Lorena shihej duke pozuar me Tiffany Keller, një tjetër modele mjaft e njohur, që ishte pjesë e sfilatës.
Lorena Haliti njihet si një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe së fundmi ajo u bë pjesë e klipit të Ledri Vulës “Rio”. /revistawho.com