• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Modelja e njohur shqiptare pozon krah Selena Gomez në festivalin e ‘Cannes’

Mbrëmjen e kaluar u zhvillua festivali i njohur i filmave ‘Cannes’. Eventi bëri bashkë personazhe të ndryshëm publikë nga ‘Hollywood-i’ si Elle Fanning, Alessandra Ambrosio, Eva Longoria apo Selena Gomez. Këtë të fundit pati mundësinë ta takojë modelja kosovare, Heidi Lushtaku, e cila ka publikuar në llogarinë e saj një foto së bashku me këngëtaren e njohur, duke e puthur.

Menjëherë pas këtij postimi, në llogarinë e Heidit kanë mbërritur reagime nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj. Mesa duket Lushtaku ka tashmë një kujtim, të cilin do ta mbajë mend gjatë nga eventi i famshëm.

Kujtojmë se në një intervistë ekskluzive për ‘RevistaWho.Com’ Heidi ka rrëfyer se rrugëtimi i saj në një vend të huaj nuk ka qenë i lehtë pasi ka pasur paragjykime, megjithatë profesionalizmi i saj ka treguar disiplinën, punën dhe karakterin e modeles./revistawho.com