• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Modelja 46-vjeçare martohet me partnerin 29-vjeçar në një dasmë sekrete

Heidi Klum është zyrtarisht e martuar me partnerin e saj, muzikantin Tom Kaulitz. Në fakt dy të dashuruarit janë martuar që në shkurt të këtij viti në një ceremoni sekrete dhe lajmi është publikuar sot nga ‘TMZ’ të cilët kanë një ceretifikatë martese të çiftit, por nuk e kanë publikuar. Askujt nuk i ka shkuar mendja që 46-vjeçarja dhe 29-vjeçari do të ishin martuar, megjithëse propozimin për martesë modelja e mori gjatë Krishtlindjes së vjetshme. Heidi dhe Tom janë të dy gjermanë dhe u fejuan 8 muaj pasi u lidhën. Ata janë takuar përmes miqsh të përbashkët dhe që prej asaj kohe nuk u ndanë më. Dy të dashuruarit kanë arritur ta mbajnë martesën të fshehtë për 5 muaj duke habitur audiencën. / revistawho.com

Heidi Klum & Tom Kaulitz at Mr. Chow