• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Modeli më ‘in’ i momentit, ja cili është kostumi rozë që bashkoi vajzat dhe djemtë e ‘showbiz-it’

Sezoni i pranverë-verë sjell çdo vit trendet më të fundit të modës, të cilat prezantohen nga stilistët më të njohur ndërkombëtarë. Një nga veshjet më ‘in’ të këtij viti ishte kostumi ngjyrë rozë i cili u kthye në një ‘must’ për garderobën e të gjithëve.

Ndonëse menduam se do ta shihnim vetëm të femrat, të shumtë ishin dhe personazhet VIP meshkuj të cilët guxuan me këtë ‘look’. Emra të njohur të estradës shqiptare si Getoar Selimi, Mozzik, Lind Islami apo Robert Berisha u shfaqën në disa prej daljeve të tyre publike me kostumin ngjyrë rozë.

Krah tyre renditen dhe emra të vajzave shqiptare të cilat e veshën këtë trend për evente apo momente të ndryshme nga përditshmëria e tyre. Më poshtë ju sjellim një galeri fotosh të cilat provojnë se kostumi rozë ju nevojitet patjetër këtë vit në dhomën tuaj të veshjeve:/revistawho.com