• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Modeli i njohur përballë akuzave të rënda, Anwar reagon ashpër ndaj tyre

Modeli i njohur, Anwar Hadid u fotografua gjatë një debati me një të huaj i cili e akuzoi atë për vjedhjen e ‘Apple AirPods’ të tij në rrugë në Londër.
20 vjeçari, u përball me Brian Clarke i cili dyshohet se e pyeti nëse i kishte gjetur kufjet, pasi gjurmoi AirPods në iPhone-in e tij.
Anwar dukej i fyer nga akuza gjatë debatit që u zhvillua jashtë një kafeneje në Hampstead.
Përveç adresës në telefonin e Z. Clarke, ‘Mail Online’ thotë se nuk ka prova të vjedhjes.
“Unë i thashë të ruhej ose do të shkoja të merrja qenin tim për ta zgjidhur këtë”, tha Brian, ndërkohë që Anwar ishte inatosur edhe më shumë duke përdorur edhe fjalor të pistë.
Shkrimtari i komedisë Brian shpjegoi se ai i kishte gjurmuar me telefonin e tij dhe ‘GPS’ e kishte drejtuar tek Hadid.
Anwar ishte jashtë me shokun e tij Chass Bryan në momentin kur ai u ndesh me Brian në rrugë dhe u kap në fotografi.