• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Modeli i flokëve paska shkaktuar probleme mes Princeshë Dianës dhe Mbretëreshës Elizabeth

Kanë kaluar më shumë se 20 vite që kur Princeshë Diana u nda nga jeta, megjithatë kurioziteti për të vazhdon të jetë njësoj. Në shumë momente, dalin në dritë gjëra të reja mbi jetën e princeshës, marrëdhëniet e saj me pjesëtarët e tjerë të oborrit mbretëror apo mënyrën si u nda nga jeta. Së fundmi një revistë ka publikuar një tjetër lajm, atë mbi raportin që Princeshë Diana kishte me Mbretëreshën Elisabeth. Gjërat mes tyre duken se nuk kanë shkuar gjithmonë mirë. Madje ka patur një rast që mbretëresha është xhindosur shumë me Dianën për shkak të modelit të saj të flokëve. Në nëntor të 1984, ato ishin të ftuara në ceremoninë e hapjes së Parlamentit Britanik. Princeshë Diana ja kishte besuar look-un Richard Dalton, i cili zgjodhi të përdorte disa extension për të krijuar një kapje rreth qafës. Kjo zgjedhje nuk i ka pëlqyer aspak Elizabeth-ës, e cila është ndjerë xheloze pasi për Dianën u fol gjatë dhe ajo shkëlqeu në këtë event.