• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Miss Universe Albania 2018’ merr pjesë në javën e modës në New York

Modelja shqiptare, Trejsi Sejdini i ka lënë të gjithë pafjalë teksa ka sfiluar në javën e modës në New York. Vetëm pak kohë pasi u zhvendos për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se Trejsi ka prekur suksesin nga afër.

Ish-Miss Universe Albania ka parakaluar në pasarelën e javës së modës për vitin 2020. Vetë Sejdini ka ripublikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa nga momentet e sfilatës, ku shfaqet mjaft tërheqëse dhe e sigurt.

Trejsi është zhvendosur në New York për të ndjekur studimet e larta në akademinë e quajtur ‘The New York performing arts academy’, duke u shkëputur kështu për një kohë të gjatë nga Shqipëria./revistawho.com