5 nga miqtë më të mirë të Meghan Markle së fundmi kanë dhënë një intervistë të fshehtë për “People”. Ata kanë treguar më shumë detaje lidhur me jetën e dukeshës para dhe pas martesës. Njëri prej tyre theksoi se pavarësisht se tani është anëtare e familjes mbretërore, aktorja nuk i ka lënë pas miqtë e saj të vjetër dhe shpesh takohen për t’u argëtuar.
Në fund të bisedës miqtë e saj treguan se mbi të gjitha dëshironin t’i tregonin publikut se Meghan nuk është njeri i keq, pasi ajo është shumë besimtare në Zot. Ata shprehen se dukesha mediton çdo ditë dhe përpiqet ë krijojë lidhje me Zotin në mënyrë që të gjejë përgjigjen e shumë pyetjeve që i vijnë në kokë. Ata shtuan se Meghan nuk ka frikë nga gjykimet e njerëzve dhe të gjitha veprimet i bën me vetëdije të plotë, me dëshirën e madhe për të përcjellë sa më shumë pozitivitet.