• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Miqësi apo diçka më shumë? Modelja shqiptare shfaqet krah ish-të dashurit miliarder të Morena Tarakut

Lidhja e Morena Tarakut me miliarderin Sasha Sobhani bëri bujë kudo në media dhe u komentua për një kohë të gjatë, edhe pasi mori fund. Të dy janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku ekspozojnë jetën e tyre luksoze nëpërmjet fotove dhe vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, edhe pse nuk janë bashkë. Mirëpo, mesa duket Sasha nuk mund të heqë dorë nga bukuroshet shqiptare. Së fundmi, Vildane Zeneli ka publikuar një foto ku shfaqet në një restorant me miliarderin, në Hollandë. Mes tyre dyshohet të ketë diçka më shumë se shoqëri, kjo për shkak të komenteve që kanë shkëmbyer shpeshherë me njëri-tjetrin, megjithatë as Sasha dhe as Vildane nuk kanë reaguar ndonjëherë publikisht në lidhje me këtë temë. Kujtojmë se Morena dhe Sasha prej kohësh ishin në një lidhje, e cila mori përmasa serioze pasi çifti bëri tatuazh emrin e njëri-tjetrit në krah, megjithatë ato u ndanë pak kohë pas kësaj./revistawho.com

CLOSE
CLOSE