• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Miley Cyrus shtrohet në spital, këngëtarja merr surprizën më të bukur

Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus është shtruar në spital ditën e djeshme. Duket se shkak janë bërë problemet me fytin, dhe i është dashur ndihmë mjekësore e menjëhershme. Por ajo nuk është vetëm. Shoku i saj i ngushtë Cody Simpson po kujdeset që ajo të jetë në gjendje të mire shpirtërore. Miley e kaloi ditën e djeshme, shtruar në spital, duke dëgjuar serenatën që ai kishte krijuar enkas për të. Miley e ka zbuluar sëmundjen si dhe prezencën e Cody-it përmes disa postimeve në ‘Instastory’ në të cilën shkruan: “Duke u munduar të marr veten sa më shpejt të mundem që të arrij të marr pjesë në ‘Gorillapalooza’ këtë fundjavë me Ellen DeGeneres, Portia De Rossi dhe Bruno Mars”. Videoja e publikuar ishte pa zë, pasi ishte një këngë e veçantë që ai shkruajti vetëm për të dhe Miley u shpreh se po përpiqej ta bindë ta publikojë. Cody i dërgoi gjithashtu dhe disa trëndafila shoqes së tij edhe pse përfliten që mes tyre ka më shumë se shoqëri.