• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Miley Cyrus hedh poshtë zërat e ndarjes me Liam Hemsworth: Gëzuar 10-vjetorin dashuria ime

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus, i është përgjigjur së fundmi thashethemeve se martesa e saj me Liam Hemsworth ka marrë fund duke festuar përvjetorin e 10-të së bashku. 26-vjeçarja kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj në dhjetor të 2018, por mediat raportuan se çifti kishte probleme. Pavarësisht këtyre spekulimeve, ajo festoi 10-vjetrin e lidhjes me 29-vjeçarin duke publikuar një ‘screenshot’ nga një artikull që shkruante se çifti po shkonte drejt ndarjes.

Ndërsa krah fotos ajo shkroi: “Gëzuar 10-vjetorin dashuria ime”, duke hedhur poshtë kështu të gjithë zërat që kanë qarkulluar në rrjet.

Kujtojmë se Cyrus dhe Luam u takuan në vitin 2009 kur luanin së bashku në filmin ‘The Last Song’. Rolet në atë film i çuan ata të dy në një romancë jashtë kamerave dhe pas shumë vitesh në martesë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE