• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Miley Cyrus flet publikisht: E kam dreqosur dhe dua të kërkoj falje

Miley Cyrus pak nga pak po kthehet si ajo e dikurshmja, me famën e saj prej aktoreje dhe stilin e zakonshëm të këngëve, megjithatë një blogger-e në ‘Youtube’ e ka kthyer atë pas në kohë. Ajo ka komentuar negativisht një intervistë të Miley-t për ‘Billboard’ në vitin 2017, ku thoshte se arsyeja pse e pëlqente Kendrick Lamar ishte sepse këngët e tij nuk ishin banale, ashtu si të reperëve të tjerë. Marrë shkas nga kjo video, këngëtarja e ka ndjerë të arsyeshme t’i kërkojë falje publikisht komunitetit të reperëve. Pavarësisht se nuk e kthente dot kohën pas, Miley shkruante se i vinte shumë keq për fjalët që kishte thënë. “E kam dreqosur dhe dua të kërkoj falje publikisht. Jam gati të përdor zërin tim për ndryshim dhe për të bërë atë që është më e drejtë”, ka përfunduar Miley. Kujtojmë se pak kohë më parë, ajo dhe Liam Hemsworth i dhanë fund beqarisë pas shumë vitesh lidhje./revistawho.com

CLOSE
CLOSE