• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Midis Kosovës dhe Anglisë, Rita Ora zgjedh të bëjë këtë urim në fillim të ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës luan sot kundër Anglisë në kuadër të eliminatoreve për kampionatin europian “Euro 2020”. Ndeshja po luhet në stadiumin e Southamptonit, në të cilin janë prezentë shumë shqiptarë nga Britania e Madhe.

Në një moment si ky, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto të ushtarëve britanikë në Kosovë duke i uruar fat vendit të saj. “Fat të mbarë”, ka shkruar Rita Ora në postimin në rrjetet sociale. Ndonëse jeton prej shumë vitesh në Angli, me siguri sot këngëtarja është një tifoze e ‘flaktë’ e vendlindjes së saj./revistawho.com