• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Midis Isaac dhe Anwar, për kë bën tifo familja e Dua Lipës?

Dua Lipa dhe lidhja e saj e re me vëllain e vogël të familjes Hadid, Anwar, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave të huaja dhe ato shqiptare. Ditën e djeshme, këngëtarja e pranoi publikisht se fjalët që qarkullonin ishin të vërteta vetëm nëpërmjet një videoje. Por, a është familja e saj dakord me këtë zgjedhje? Sipas ‘Iconstyle.al’, as babai dhe as mamaja e saj nuk e ndjekin Anwar në ‘Instagram’. ‘Gjurmët’ e Isaac vazhdojnë të duken kudo në profilin e tyre, pasi çifti Lipa vazhdon të mbajë në profil fotot me ish-dhëndrin e tyre, si dhe vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin. Kur u nda nga Dua, Carew ishte i pari që e hoqi këngëtaren nga ‘Instagram-i’ i tij, por mesa duket, familja e kësaj të fundit nuk ka ndërmend t’i shkëpusë marrëdhëniet me kuzhinierin e njohur./revistawho.com