• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Midis Almeda Abazit dhe Agnesa Vuthaj, kë zgjedh Isida Mollaymeri?

Isida Mollaymeri, Almeda Abazi dhe Agnesa Vuthaj kanë një shoqëri shumë të ngushtë me njëra-tjetrën dhe këtë e shprehin shpeshherë edhe në rrjete sociale. Së fundmi, gjatë një interviste tek “Klubi i Mëngjesit”, Isida është vënë në mes të një zgjedhjeje të vështirë për të. Suada Daci e ka “detyruar” të zgjedhë midis Almedës dhe Agnesës, duke i kërkuar të vendosë sipas saj se kush është më e bukura mes dy bukurosheve shqiptare. “Nuk di të them njëra apo tjetra. Ndoshta Agnesa është më e ëmbël dhe Almeda është më ‘sexy’. S’di çfarë të them, janë shumë të bukura”, është shprehur Isida duke qeshur në siklet. Sipas saj të dyja vajzat kanë një karakter pozitiv, megjithatë tipari që ajo do donte të ‘merrte’ prej tyre, janë flokët. Gjatë intervistës ajo foli dhe për djalin e Almedës, Efehanin, ku zbuloi se së shpejti do të shkonte për vizitë dhe pavarësisht se nuk e ka parë ende ‘live’, e ka ndjekur rritjen e tij nëpërmjet fotove të përditshme që Almeda i dërgon./revistawho.com