• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Michelle Obama krenare për të bijat: Ato janë shumë të zgjuara dhe të pavarura

Vajzat e Michelle dhe Barack Obama tashmë janë të rritura dhe duket se të dyja janë krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Michelle do të shfaqet në shtator në revistën ‘Vogue’ për një intervistë ekskluzive përballë Dukeshës Meghan Markle. Në intervistë Michelle ka rrëfyer detaje të shumta nga këndvështrimi i saj si nënë për dy vajzat Sasha dhe Malia. Ish-zonja e parë ka treguar se dy vajzat kanë shumë diferenca në karakter, por është krenare për to sepse janë shumë të pavarura dhe inteligjente. “Malia dhe Sasha nuk mund të ishin më të ndryshme se kaq. Njëra prej tyre flet lirshëm, ndërsa tjetra kur dëshiron. Njëra i shpreh të gjitha ndjenjat, ndërsa tjetra të lë ty ta kuptosh vetë. Asnjëra nga qasjet nuk është më e mirë apo më e keqe, sepse ato janë të dyja dy vajza të rritura të zgjuara, të dhembshura, të pavarura, plotësisht të afta për të shtruar rrugët e tyre”, është shprehur Michelle. Gjatë intervistës Meghan Markle e ka pyetur ish-zonjën e parë për disa këshilla prindërimi, duke qenë se pak javë më parë ajo u bë vetë nënë për herë të parë. “Mëmësia më ka mësuar se puna ime kryesore është që t’ju lë fëmijëve hapësirë për të eksploruar dhe të zhvillohen në njerëzit që ata duan të jenë. Jo kush dua unë të jenë, ose çfarë do të doja të kisha qenë unë në moshën e tyre, por kush janë ata thellë brenda vetes”, ka thënë zonja Obama. Michelle ka treguar gjithmonë se me vajzat e saj ka një lidhje shumë të ngushtë dhe siç duket raportet mes tyre kanë ndikuar mjaftueshëm në zhvillimin e Sashës dhe Malias. /revistawho.com