• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Mësojeni nga Alketa, dukuni bukur dhe komode edhe në përditshmëri

Alketa Vejsiun gjithmonë jemi mësuar ta shohim të veshur me fustane plot shkëlqim e taka të larta, një veshje që shkon për shtat me formatin e spektakleve që ajo drejton. Megjithatë përditshmëria e saj duket se është e njëjtë si e çdo vajze tjetër. Kohët e fundit, Alketa ka publikuar shpesh të tilla fotografi në rrjete sociale dhe dallohet qartë se veshur me sportive duket shumë komode. Madje tani që po afron i ftohti, Alketa na ka dhënë disa sugjerime për veshjet. Në një ditë shumë të ftohtë, mjafton të vishni një bluzë të gjerë që u mban ngrohtë, tutat ose xhinset e preferuara dhe një palë atlete. Kjo është veshja më e thjesht që mund të të vijë në mendje, por nëse nuk keni ide të tjera është ndër më të bukurat për përditshmërinë tuaj. Madje tek veshjet e Alketës mund të zbuloni edhe trendet më të fundit, prandaj mos hezitoni të merrni disa “leksione” më shumë për modën nga çdo fotografi e saj. /revistawho.com