• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Merr garderobën me vete, Majlinda Bregu shkon deri në Prishtinë për të bërë foto

Siç ju kishim njoftuar disa ditë më parë, ish-Ministrja e Integrimit Europian Majlinda Bregu, ka realizuar një set fotosh artistike. Ajo shfaqet sensuale para aparatit të forografit të njohur në Kosovë, Avni Selmani. “Panorama” shkruan sot se deputetja e Partisë Demokratike ka marrë garderobë me vete për t’i ndërruar veshjet gjatë pozave të ndryshme në studion e Selmanit, poza që ka menduar t’i bëjë thjesht për qejf. Për fotot në fjalë ajo ka udhëtuar drejt Prishtinës, duke shpenzuar një pasdite për të pasur kujtim foto të veçanta me veshjet shik, në ngjyrat kuq e zi. Selmani, i njohur si fotografi i artistëve, i pyetur për eksperiencën e tij me një politikane dhe si iu duk Majlinda sa i takon pamjes dhe formës fizike, u përgjigj: Më pëlqeu në gjithçka. Për mua është femër e kompletuar dhe me energji të paparë. Nuk e di pse më zgjodhi mua mes fotografëve të tjerë për të realizuar këtë set, por me siguri që i ka pëlqyer puna ime.

majlinda-1-1majlinda-2