• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Merr fund fejesa e Ruby Rose dhe Phoebe Dahl

Protagonistja e filmit “Orange Is the New Black”, Ruby Rose dhe stilistja Phoebe Dahl, i kanë dhënë fund fejesës së tyre 2-vjeçare. Ky lajm i trishtë është bërë publik ditën e hënë.

Në një intervistë të dhënë për “Us Weekly”, stilistja është shprehur: “Pas 2-vitesh të mrekullueshme së bashku, Ruby dhe unë kemi vendosur të ndajmë rrugët tona. Ndërkohë ne ende vazhdojmë ta duam shumë dhe ta mbështesim njëra-tjetrën, por vendimi për t’u ndarë është marrë nga të dyja ne. Ndarja jonë nuk ka lidhje fare me spekulimet që bëhen nëpër media. Faleminderit që respektoni privatësinë tonë në këtë moment të vështirë”.

Nga ana tjetër edhe Ruby ka reaguar rreth kësaj ndarje në rrjetin social Twitter, duke shkruar: “Phoebe Dahl mbetet shumë e shtrenjtë për mua. Gjithmonë do ta kujtoj kohën e mrekullushme që kemi kaluar bashkë. Unë jam kjo që jam sot falë asaj që ne kemi ndarë bashkë”.

Sipas thashethemeve arsyeja që dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre është axhenda shumë e zënë. Disatanca e largët ka bërë që romanca e çiftiti të dashuruar të marrë fund.

ruby5

ruby-rose-tattoos-knuckles-just-love

 

CLOSE
CLOSE