• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Merr flakë katedralja e famshme ‘Notre Dame’ në Paris, zjarrfikësit zbulojnë shkakun

Pasditen e sotme në katedralen e famshme të Parisit, ‘Notre Dame’, u përhapën flakë të shumta duke shkaktuar dëme të mëdha deri në tarracën e saj. Kjo ngjarje i ka frikësuar të gjithë, ndonëse zjarrfikësit zbuluan se zjarri kishte nisur si pasojë e rinovimeve që po bëheshin në katedrale. Ata pohuan gjithashtu se flakët kishin nisur në papafingo dhe më pas ishin përhapur në gjithë vendin.

Me qindra njerëz u mblodhën të tmerruar rreth ndërtesës, duke parë se si digjej. Presidenti Trump ishte një nga personazhet publikë, i cili reagoi menjëherë pas këtij  lajmi duke u shprehur se ajo çfarë kishte ndodhur ishte e tmerrshme.

Kujtojmë se ‘Notre Dame’ është një nga kishat katolike më të njohura në botë dhe është konsideruar si një nga vendet me arkitekturën më fine në stilin gotik./revistawho.com