Linda Halimi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi ajo dhe partneri i saj prej disa vitesh, u bënë prindër për herë të parë. Nëse e mbani mend, Linda ka pësuar ndryshim drastik në peshën e saj trupore vite më parë dhe mesa duket, nuk e ka pasur aspak problem t’i eleminojë kilogramët e tepër të shtatzënisë. Vetëm disa ditë pas lindjes, ajo ka hequr 7 kilogramë nga trupi i saj, sigurisht në mënyrë të shëndetshme. “Si ia dole?”, e ka pyetur një nga ndjekëset. “Asgjë. Thjesht kam ngrënë super shëndetshëm dhe nuk i jam dorëzuar dëshirave. Ose nëse dëshiroja diçka, konsumoja pak çokollata në mëngjes dhe vazhdoja të ecja dhe të bëja ushtrime gjatë gjithë kohës. Mundohu të qëndrosh gjithmonë aktive dhe pse është shumë e vështirë dhe mundohu të dëgjosh trupin tënd kur ke nevojë për pushim”, ka shkruar Linda, duke zbuluar kështu se mënyra më e mirë për t’u kthyer në formë është ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet fizike. Kujtojmë se projekti i saj i fundit “Murda” ishte shumë i suksesshëm dhe së fundmi Linda deklaroi se gjatë xhirimeve të videoklipit ka qenë 2 muajshe shtatzënë./revistawho.com