• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Mendoj ta telefonoj, por tërhiqem”, i ati i Ergi Dinit tregon i përlotur se ende nuk e beson humbjen e të birit

Ditën e djeshme, në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit kanë qenë të ftuar këngëtarja Barbana Dini me babain e saj Dashamir Dini. Ajo prezantoi për herë të parë projektin e ri muzikor të titulluar “Ku je”, në bashkëpunim me vëllain e saj të ndjerë, Ergi Dinin. Artisti e kishte lënë përgjysmë këtë projekt dhe motra e tij e përfundoi me shumë sukses. Jo më kot ky projekt është publikuar ditën e djeshme pasi familja e tij kishte vendosur ta nxirrnin për publikun në ditën e lindjes të Ergit. Baba e bijë kanë ndarë gjatë intervistës dhimbjen dhe mallin që ndjejnë për artistin. Dashamiri ka rrëfyer me lot në sy se ka momente që ende nuk e beson që djali i tij nuk jeton më, dhe shpesh merr mundimin ta telefonojë me shpresë se do i përgjigjet. “Çdo ditë na merrte në telefon, na pyeste si ishim, se jetonte në Tiranë bashkë me vajzat. Dhe ndoshta ndonjëherë nuk jam shumë i bindur që ka iku, unë mendoj se është në Tiranë. Shpesh më shkon mendja për ta telefonuar, pastaj tërhiqem. Por gjithsesi, Ergi më lidhi me Zotin dashur pa dashur edhe është e vetmja shpresë që unë kam të jetoj pjesën tjetër të jetës me të”, tregoi Dashamiri në studio. Kënga e publikuar u pëlqye shumë dhe “riktheu” dhe njëherë zërin special të Ergit që kaq shumë i mungonte publikut shqiptar.