• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”, Tyga reagon ndaj akuzave të Capital T

Para pak kohësh u zhvillua një prej shfaqjeve më të mëdha në sheshin “Nënë Tereza”, e organizuar nga reperi i njohur Capital T. Koncerti rezultoi një sukses i vërtetë por mesa duket Capital T dyshon se idetë e tij janë kopjuar nga reperi i famshëm Tyga. Ditën e djeshme ai vendosi në dukje një karakteristikë tepër të ngjashme të koncertit të Tyga-s me koncertin e tij. Detajet ishin pothuajse të njejta duke bërë që të dyshohet se ajo çfarë thuhet është e vërtetë. Tyga ka vendosur të komentojë në postimin e këngëtarit shqiptar,duke thënë versionin e tij në profilin e Kapos ndërkohë që e ka fshirë postimin nga skena identike. “Kurrë se kam parë skenën tënde. Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”, ka qenë komenti i Tygas në postin e tij. Megjithatë fakti që Tyga e ka fshirë postimin, të bën të mendosh se ai është frymëzuar vërtetë nga skenografia e “Time Capsule”.