Pak ditë më parë Meghan udhëtoi drejt New York-ut për të organizuar një festë për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë. Ajo mblodhi miket e saj më të mira, që nuk kishin hezituar t’i sillnin dhurata dukeshës për fëmijën që pritet të lindë shumë shpejt.
Të gjithë u bënë shumë kureshtarë se çfarë mbanin pakot brenda, por Markle zgjodhi të mos i hapte ato. Ajo i tha shoqeve të saj se dëshironte që t’i shihte të gjitha në prezencë të Princit Harry.
Nuk dihet ende nëse arsyeja e vërtetë lidhet me gjininë e fëmijës, megjithatë Markle preferoi edhe kësaj here të thyente rregullat./revistawho.com