• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Meghan Markle sërish në qendër të vëmendjes, miqtë e princit e akuzojnë se e ka larguar Harry-n prej tyre

Që prej momentit kur Meghan Markle u bë pjesë e familjes mbretërore, ajo u konsiderua si ‘uragani’ i pallatit ‘Kensington’, për një sërë arsyesh, të cilat janë diskutuar gjatë në rrjet. Së fundmi miq të Princ Harry-t janë shprehur të pakënaqur, pasi ata nuk kanë shpenzuar shumë kohë me shokun e tyre. Një prej tyre ka guxuar duke u shprehur se arsyeja e kësaj mungese të gjatë të takimeve me Harry-n është partnerja e tij, Meghan Markle, pasi ajo i ka larguar të gjithë miqtë e tij.

Një prej personaliteteve të televizionit, Lissie Cundy është shprehur në një emision radiofonik se ajo njeh shume nga miqtë e princit dhe se një prej tyre i ka treguar asaj gjithçka rreth raportit të tij me dukën e Susex. Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta, por deri më tani dyshja mbretërore ka zgjedhur të mos reagojë dhe mos të lërë asnjë koment lidhur me këtë çështje.

Pavarësisht këtyre lajmeve, kujtojmë se vetëm 1 muaj më parë Markle dhe Harry u bënë prindër me një djalë të quajtur Archie dhe se tashmë prioriteti kryesor i tyre është vetëm familja./revistawho.com